Policia italiane ka zhvilluar këtë të mërkurë një megaoperacion anti-drogë, ku në pranga kanë përfunduar 24 persona.

Operacionin i titulluar ‘Coctail’, i urdhëruar dhe koordinuar nga prokuroria e Barit, goditi një organizatë të fuqishme në trafikun e drogës, armëve, dhe zhvatjen e personave.

Karabinierët dhe Guardia di Finanza kanë bërë gjithashtu sekuestrimin e disa pasurisë me vlerë deri në 5 milionë euro.

Nga të arrestuarit 22 përfunduan në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër u la të hetohet në gjendje të lirë.

 

Të arrestuarit janë kryesisht nga Cerignola, por mes tyre ka dhe një shtetas me origjinë shqiptare banues në zonë.

 

Në kuadër të operacioni “Cocktail”  janë sekuestruar sasi droge, hashash, kokainë dhe marihuanë, mbi 23 kg, 1.200.000 euro cash, 3 pistoleta, rreth 200 municione, 8 JEEP Renegade dhe 3 FIAT 500 X të vjedhura.