Policia ka vënë në pranga një 22 vjeçar i cili akuzohet si shpërndarës narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

 

Ky arrestim është zhvilluar në vijim të operacionit të koduar "Hidden gun".

Njoftimi i policisë:

Korçë

Shpërndante lëndë narkotike, mbante armë zjarri dhe municion luftarak, vihet në pranga, në kuadër të operacionit policor të koduar "Hidden gun", 22-vjeçari.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Korçë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 2 krehra me fishekë, 3 thika dhe një sasi kanabisi.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin e koduar "Hidden gun".

 

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi J. D., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi iu gjetën 1 armë zjarri automatik, 2 krehra me fishekë, 3 thika dhe një sasi kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.  

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.