Përfaqësuesi ligjor i grupit të Berishës, Ledio Nuraj e ka cilësuar maskaradë vendimin e KAS, që detyroi KQZ që të regjistronte në zgjedhje PD-në me Alibeajn kryetar të komanduar.

 

 

Në një prononcim për mediat, Nuraj tha se do të ankimojnë këtë vendim, të cilin e cilësoi absurde.

 

“Për ne është një maskaradë kjo që ka ndodhur. Absolutisht ne do ndjekim rrugët e ankimit, është absurde. Do ta çojmë për ankimim. Është absurd!”, tha Nuraj.

 

Pas një seance rreth 60 minutash, KAS vendosi të rrëzojë një vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili i kërkoi PD-së që të sillte një deklaratë të angazhimit solemn në zgjedhjet e 14 majit të firmosur nga kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj.