Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e së premtes një takim me Presidentin Bajram Begaj.

 

Ende nuk dihet tema e diskutimit që po zhvillohet në Presidencë.

 

 

Ky takim vjen dy ditë para se kreu i qeverisë të niset për një vizitë në Greqi, ku do të takohet me homologun grek, Presidentin dhe Kryetarin e Parlamentit të vendit fqinj.