Një vajza 12-vjeçare është sulmuar nga një krokodil 2.2 metra i gjatë në një përrua rural në jug të Darvinit Australi, por ka shpëtuar mrekullisht vetëm me dëme të lehta.

 

 

Vajza ishte me fat që arriti të largohej në kohë nga krokodili vetëm me disa lëndime të lehta. Ajo u dërgua në Spitalin Rajonal Palmerston një gjendje të qëndrueshme.

 

“Një krokodil i asaj madhësie ka potencialin të shkaktojë lëndime të mëdha, kërcënuese për jetën. Kjo ngjarje shërben që t’i kujtojë të gjithëve që të kenë kujdes”, tha Departamenti i Mjedisit, Parqeve dhe Sigurisë së Ujit

 

 

Nivelet e larta të ujit gjatë sezonit të lagësht e bëjnë të lehtë që krokodilët të lëvizin në zona të pazbuluara. Ekipi i Menaxhimit të Krokodilit ka treguar se e nxorën krokodilin nga përroi vetëm disa orë pas incidentit me vajzën 12-vjeçare.

 

Ata kanë hequr më shumë se 70 krokodilë nga këto zona në vitet e fundit, ku disa kanë qenë edhe mbi tre metra të gjatë.

 

Mick Bender, një edukator i kafshëve të egra për Wildlife Unleashed, kërkon që qeveria të vendosë gjoba për ata njerëz që hyjnë qëllim në vendet ku ndodhen krokodilët, vetëm në këtë mënyrë njerëzit mund të qëndrojnë larg rrezikut.

 

Së fundi në TikTok dhe Instagram është bërë trend që njerëzit të postojnë video duke hyrë në vende ku jetojnë krokodilët dhe kjo gjë është tepër e rrezikshme.

 

Paralajmërimi i tij vjen pasi Alister MacPhee, 37 vjeç, filmoi veten duke ecur në ujë në një rampë të largët me varkë në Cooktown, në veri të Queensland, përpara se të kafshohej në këmbë nga një krokodil i cili më pas sulmoi dhe vrau qenin e tij më 22 Shkurt.

 

Një influencues i peshkimit nga Queensland-i i largët verior, Daniel Colombini, u kritikua kohët e fundit pasi u pa duke u hedhur nga një shkëmb 10 metra në lumin Tully të mbushur me krokodilë.

 

Një video tregon një burrë që ka kapur bishtin e një krokodili dhe është parë mbi 1.3 milion herë në TikTok.