Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se zgjedhjet e 14 Majit ‘do të jenë historike!’.

 

Meta thekson se këto zgjedhje do të bëjnë që buxhetet e bashkive të jenë vetëm në funksion të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo me buxhetet e tyre të paguajnë miliona euro për inceneratorët.

 

‘Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike! Ato do të sjellin transformimin rrënjësor të bashkive tona dhe buxhetet e tyre do të jenë vetëm në funksion të interesave dhe shërbimeve ndaj qytetarëve’, shkruan Meta në Facebook.

 

Meta: As Bashkia e Tiranës nuk do të harxhojë më lekë për inceneratorët por do ti harxhojë për çerdhet që mungojnë, për kopshtet që mungojnë për shkollat që mungojnë, për ngrohjen që mungon. As Bashkia e Durrësit nuk do të harxhojë 10 milionë euro 28% të buxhetit që paguan në Tiranë për inceneratorin që nuk ka as djegie as gjë dhe 10 milionë euro të durrsakëve shkojnë për ofshore.