Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka mirëpritur miratimin e djeshëm nga Kuvendi për ndryshimet në ligjin “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
 
 
Delegacioni i BE-së, përmes një statusi në rrjetet sociale, shprehet se, miratimi i djeshëm ndërpartiak i legjislacionit forcon rolin e Parlamentit Shqiptar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
 
 
“Kjo është rruga e duhur për të ndërtuar legjitimitetin dhe për të bërë reforma të qëndrueshme. Bashkimi Evropian është plotësisht i përkushtuar për të vazhduar mbështetjen ndaj Shqipërisë në këtë drejtim”, shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë.
 
Me 110 vota pro Kuvendi miratoi dje ndryshimet në ligjin “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.