Në Mexico City, autoritetet lokale arrestuan një djalë 14-vjeçar me nofkën "El Chapito" për vrasjen e tetë personave të lidhur me trafikun e drogës.

 

Kjo është bërë e ditur nga Departamenti Federal i Sigurisë Publike. 

 

Djali, i cili dyshohet se hapi zjarr nga një motor në një familje më 22 janar, u arrestua së bashku me një të rritur. 

 

Nofka e tij, "Little Chapo", duket të jetë një referencë për ish-mbretin e drogës , aktualisht në burg në SHBA, Joaquin "El Chapo" Guzman.

 

Shtatë persona të tjerë janë arrestuar- Tetë vrasjet dyshohet se kanë ndodhur në periferi të Chimalhuacan. Shtatë anëtarë të tjerë të dyshuar të bandës u arrestuan me akuzën e trafikut të drogës.

 

Vriten teksa po përgatisnin një festë ditëlindjeje- Viktimat ishin duke mbajtur një festë ditëlindjeje në shtëpinë e tyre në momentin e sulmit, në të cilën u plagosën edhe shtatë persona, përfshirë dy fëmijë. Motivi i vrasjeve nuk dihet ende, por bandat meksikane të drogës shpesh përfshihen në rrëmbime dhe vrasje me porosi. 

 

Vrasës të mitur në Meksikë- Vrasjet nga të miturit nuk janë asgjë e re në Meksikë, thotë shtypi lokal. Në vitin 2019, ushtria arrestoi një djalë 14-vjeçar me nofkën "El Ponchis", i cili tha se u rrëmbye kur ishte 11 vjeç dhe u detyrua të punonte për Kartelin e Paqësorit Jugor, një degë e bandës Beltran Leyva. 

 

Adoleshenti tha se ai mori pjesë në prerjen e kokës së të paktën katër personave. Pas arrestimit, "El Ponchi", i cili u identifikua nga autoritetet vetëm me emrin e tij të parë, Edgar, u tha gazetarëve se ishte droguar dhe detyruar të kryente krimet nën kërcënim.