Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhnja njofton se në kuadër të Bienales Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, MEKI shpall thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar. Bienalja do të jetë e hapur për publikun nga 10 maji, deri më 23 nëntor 2025, me temë “Intelligens.Natyrale.Artificiale.Kolektive”.

“MEKI hap thirrjen për projekt-ide të frymëzuara nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

“Ekspozita e 19-të Ndërkombëtare e Arkitekturës do të prezantojë, si zakonisht, Pjesëmarrjet Kombëtare me ekspozitat e veta në pavijonet në Giardini dhe Arsenale, si dhe në qendrën historike të Venecias. MEKI inkurajon të gjithë kandidatët të bashkëpunojnë me kuratorë vendas dhe/ose të huaj që kanë përvoja respektive në organizime dhe pjesëmarrje në evente të ngjashme dhe të dorëzojnë projektet e tyre!

Ekspozita e 19-të Ndërkombëtare e Arkitekturës do të përfshijë Pjesëmarrjet Kombëtare me ekspozitat e veta në pavijonet në Giardini, Arsenale, si dhe në qendrën historike të Venecias. Afati i dorëzimit për projektet është data 8 tetor 2024. Për më shumë informacion, kontaktoni në: [email protected] 

/ata