Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose priti sot në një takim drejtorin e përgjithshme të Burgjeve e Sekretarin e Shtetit të Suedisë, Mikael Kullberg dhe ambasadorin e Suedisë, Niklas Ström, së bashku me ekipin e tyre këshillues.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në sistemin penitenciar dhe reformat për përmirësimin e tij, me fokus të veçantë në krijimin e programeve të reja për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve.

“Diskutuam gjithashtu mundësitë për shkëmbimin e praktikave më të mira mes dy vendeve dhe mënyrat e trajtimit të të sëmurëve mendorë në institucionet penitenciare”, njofton Qose./ata