Çiklistja zvicerane Muriel Furrer është në spital “në gjendje kritike” me plagë në kokë pa rrëzimit sot gjatë garës për femra në kampionatin botëror të çiklizmit në Zyrih.

Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) bëri të ditur përmes një deklarate që çiklistja 18-vjeçare Furrer u rrëzua për arsye të panjohura dhe u transportua për në spital me helikopter.

“Ajo ka pësuar lëndim serioz në kokë dhe është në gjendje tepër kritike”, bëri të ditur Unioni.

Federata zviceriane e Çiklizmit tha se Furrer kishte pësuar goditje të rëndë kraniocerebrale gjatë përplasjes, që Federata bëri të ditur se ndodhi në një zonë të pyllëzuar.

Televizioni “SRF” informoi se mjekët kanë kryer ndërhyrje urgjente kirurgjikale.

Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit tha se të gjitha palët e përfshira janë “jashtëzakonisht të shqetësuara nga situata”.

“Për momentin nuk ka fakte të sakta lidhur me atë se si ka ndodhur aksidenti. Hetimet nga autoritetet kompetente vazhdojnë. Për këtë arsye, asnjë informacion nuk mund të jepet deri në një njoftim tjetër”, deklaroi UCI./ata