Tema e këtij viti e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore është “Rrugë, Rrjete dhe Lidhje”.
Në kuadër të këtyre ditëve, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, sektori i Elbasanit, ka organizuar një tur të veçantë që synon të ofrojë një përvojë të pasur kulturore për turistët vendas dhe të huaj.

Specialistët e DRTK Korçë shoqëruan vizitorët tek të gjitha atraksionet turistike dhe Monumentet e Kulturës të qytetit të Elbasanit, duke ofruar një shpjegim të detajuar mbi rëndësinë historike dhe kulturore të këtyre monumenteve.

Ky “udhëtim i shkurtër” u dha turistëve një mundësi unike për të kuptuar dhe vlerësuar trashëgiminë kulturore të Elbasanit, si dhe për të eksploruar rrjetet dhe lidhjet historike që e bëjnë këtë qytet një pikë të rëndësishme në historinë dhe kulturën e rajonit./ata