Ambasadori i BE në Tiranë, Sivio Gonzato, ka dekalruar këtë të premte se Shqipëria ka të gjithë potencialin që sëbashku me Malin e Zi t’iu bashkohen vendeve që aderojnë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Në një takim me gazetarët, Gonzatio deklaroi se Shqipëria ka të gjithë potencialin për të qenë një nga vendet kryesuese që aderojnë për tu bërë pjesë e BE, por sipas tij duhet vullnet politik.

“Kombinimi i vullnetit politik dhe kapacitetit administrativ … më bën të besoj se Shqipëria ka të gjithë potencialin për të qenë një kryesues,” u tha gazetarëve Silvio Gonzato këtë të premten (27 shtator).

Më tej ambasadori i BE theksoi se Shqipëria nuk ka nëj plan B, dhe e vetmja rrugë është integrimi në familjen e amdhe europiane.

“Shqipëria nuk ka plan B. Ekziston një konsensus i qartë ndërpartiak për futjen e Shqipërisë në BE”, tha Gonzato.

Komentet e tij vijnë pasi ambasadorët e BE vendosën ta çojnë Shqipërinë në fazën tjetër të ofertës së saj për t’u bashkuar me bllokun duke mbajtur një Konferencë Ndërqeveritare (IGC) mbi të ashtuquajturin “grup” të parë të kapitujve të negociatave më 15 tetor.

Shqipëria ka kaluar një proces të gjatë reformash kushtertuese, ekonomike dhe legjislative të vendosura nga BE, dhe tashmë ka kaluar në një tjetër nivel të marrdhënieve me BE./VizionPlus