Aktorja Dame Maggie Smith, e njohur për rolet e saj në shumë filma, përfshirë Harry Potter dhe Doënton Abbey, ka vdekur në moshën 89-vjeçare, ka thënë familja e saj.

Në një deklaratë nga djemtë e saj Toby Stephens dhe Chris Larkin thuhet mes të tjerash: “Me pikëllim të madh duhet të njoftojmë vdekjen e Dame Maggie Smith. Ajo ndërroi jetë paqësisht në spital herët në mëngjesin e sotëm, e premte 27 shtator dhe ishte me miqtë dhe familjen në fund. Ajo la dy djem dhe pesë nipër e mbesa të cilët janë shkatërruar nga humbja e nënës dhe gjyshes së tyre të jashtëzakonshme”.

Dame Maggie fitoi një Oscar për aktoren më të mirë për The Prime of Miss Jean Brodie në 1969 dhe aktorja më e mirë dytësore për California Suite në 1978.

Kohët e fundit ajo fitoi një brez të ri fansash si Violet Crawley, Kontesha Dowager e Grantham, në Downton Abbey dhe duke luajtur rolin e profesores Minerva McGonagall në filmat e Harry Potter./EuroNews