Të paktën 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit "Helene" që arriti në vijën bregdetare të shtetit amerikan Florida.

Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së njoftoi se uragani "Helene" goditi bregun veriperëndimor të Floridës me një shpejtësi prej 225 kilometrash në orë.

Sipas vlerësimeve të para, 3 persona kanë humbur jetën në shtetin e Floridës si pasojë e uraganit të kategorisë 4 që shkaktoi erëra të forta dhe reshje shiu në rajon.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, në deklaratën për media paralajmëroi banorët që të mbrohen nga uragani. "Kur floridianët do të zgjohen në mëngjes, mund të përballen me më shumë viktima dhe shkatërrim të pashmangshëm dhe humbje të pronës".

Autoritetet deklaruan se uragani "Helene" do të vazhdojë të jetë efektiv në shtetet e Georgia-s dhe Karolinës së Veriut ndërsa më shumë se 1.2 milion shtëpi dhe vende pune kanë mbetur pa energji elektrike në Florida.

Duke vënë në dukje se 190 mijë shtëpi në Georgia dhe më shumë se 30 mijë shtëpi në Karolinën e Veriut ishin pa energji elektrike, zyrtarët paralajmëruan se uragani mund të shkaktojë tornado në ato shtete.

Për shkak të uraganit, dje në Florida, Georgia si dhe Karolinën e Veriut dhe të Jugut u shpall "gjendje e jashtëzakonshme"./aa