Të paktën 3 palestinezë humbën jetën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite ndaj civilëve në qytetin e Gazës.

Sipas informacionit të marrë nga burimet në Spitalin Baptist Al-Ehli, thuhet se në spital janë sjellë trupat e 3 personave që u vranë dhe të plagosurit si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite.

Dëshmitarët okularë për Anadolu thanë se në sulmin e kryer nga mjetet ajrore pa pilot të ushtrisë izraelite, një palestinez humbi jetën në rrugën "Rashid" dhe dy në rrethin Shujaiyye në qytetin e Gazës ndërsa u plagosën shumë të tjerë.

Dëshmitarët thanë se ekipet mjekësore dhe qytetarët kanë dërguar të ndjerin dhe të plagosurin në Spitalin Baptist Al-Ehli.

Në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 41.534 palestinezë, përfshirë të paktën 16.795 fëmijë dhe 11.378 gra ndërsa 96.092 të tjerë janë plagosur.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, janë vrarë 717 palestinezë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze që nga 7 tetori 2023./aa