Zyrtarët ukrainas njoftuan se 8 persona kanë humbur jetën ndërsa 44 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria ruse ka kryer në rajone të ndryshme të vendit në 24 orët e fundit.

Kreu i Administratës Ushtarake të Rajonit të Donetskut, Vadym Filashkin tha se 4 civilë humbën jetën ndërsa 11 të tjerë u plagosën në sulmin e kryer në rajon nga Rusia.

Po ashtu në deklaratë thuhet se në sulme u dëmtuan shtëpi dhe shumë ndërtesa. Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Odesës, Oleg Kiper tha se 3 civilë humbën jetën dhe 14 të tjerë, përfshirë 3 fëmijë u plagosën në sulmet e forcave ruse në rajonin e Odesës.

Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Khersonit, Oleksandr Prokudin tha se një person humbi jetën dhe 14 të tjerë u plagosën si pasojë e shënjestrimit të rajonit të Khersonit dhe 23 vendbanimeve në rajon nga ushtria ruse.

Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës thuhet se ushtria ukrainase në 24 orët e fundit ka shkatërruar 21 tanke, 48 automjete të blinduara, 58 topa, 2 sisteme të mbrojtjes ajrore, 85 mjete ajrore pa pilot, 60 automjete dhe pajisje speciale të ushtrisë ruse dhe se në këto sulme janë "neutralizuar 1.370 ushtarë rusë".

Më tej në deklaratë theksohet se ushtria ruse dje ka lëshuar 8 raketa, 96 bomba të drejtuara dhe ka kryer 71 sulme ajrore në pozicionet e trupave dhe zonave të banuara të Ukrainës dhe se rusët kanë sulmuar Ukrainën edhe me 32 mjete ajrore pa pilot të tipit "Shahed" prej të cilëve 24 nga këto dronë u rrëzuan dhe u shkatërruan.

Në 24 orët e fundit ka patur 187 përleshje ndërmjet ushtrive ruse dhe ukrainase, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se përleshjet më të ashpra kanë ndodhur në drejtimin e Pokrovsky-t. Sulmuesit rusë janë aktivizuar në drejtimin e Kurakhovsky-t dhe se ushtria ruse kreu edhe sulme ajrore në rajonin e Kurskut./aa