Arbela është një nga 2283 të rinjtë që ka aplikuar në programin e kodimit me mbështetje financiare nga qeveria dhe ka përfituar bursën, për të zhvilluar më tej karrierën e saj pranë akademisë Betaplan me programin “Python FullStack”.

 

Kryeministri Edi Rama publikoi sot historinë e Arbelës, studentes së Informatikës, teksa u bëri thirrje edhe të rinjve të tjerë se nëse dëshirojnë të ndërrojnë apo zhvillojnë më tej karrierën, aplikimet janë ende të hapura në platformën e-Albania në shërbimin “Aplikim për kurset e formimit profesional me mbështetje financiare nga qeveria”.

 

“Në platformën e-Albania zgjodha Betaplanin është është një komani që sjell risi në Shqipëri, një program amerikan. Arsyeja se pse zgjodha programin “Python” është sepse me duket një gjuhë e thjeshtë si fillim”, shprehet Arbela Kapoj, studente në degën e Informatikës.