Në disa shkolla publike dhe private ku mësohet gjuha turke në Shqipëri, Instituti "Yunus Emre"-Tiranë ndau çmimet për nxënësit fitues të konkursit të esesë në turqisht.

Konkursi me temë “Gjuha dhe bota ime” është organizuar nga Instituti "Yunus Emre"-Tiranë me rastin e 26 Shtatorit, Festës së Gjuhës Turke dhe Ditës Evropiane të Gjuhëve për të nxitur dhe motivuar nxënësit e shkollave që mësojnë turqisht.

Në një njoftim nga instituti thuhet se në shkollat e mesme në Tiranë dhe Durrës ku mësohet turqishtja, në kuadër të projektit “Turqishtja, zgjedhja Ime”, Instituti "Yunus Emre" organizoi një konkurs për ese në turqisht.

Gjithashtu theksohet se konkursi i esesë në gjuhën turke me temë "Gjuha dhe bota ime" pati shumë pjesëmarrës.

Sipas njoftimit, disa nga çmimet e nxënësve fitues i ndanë drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, koordinatori i arsimit pranë institutit, Çağatay Sünerin dhe mësues.

Me rastin e 26 Shtatorit, Ditës Evropiane të Gjuhëve në shkollat e Shqipërisë organizohen aktivitete të ndryshme./aa