Që kur Shakira dhe Gerard Pique u ndanë në mesin e vitit 2022, ka pasur shumë grindje mes dyshes dhe mes këngëtares dhe familjes së ish-futbollistit.

 

Pak kohë më parë Shakira vendosi në ballkonin e shtëpisë së saj një shtrigë, e cila ishte me pamje nga vjehërrit e saj, prindërit e Pique. Edhe pse ajo e hoqi atë për një kohë të shkurtër, e rivendosi sërish javën e kaluar.

 

 

U aludua se Shakira e vendosi manekinin për t’i treguar vjehrrës se e krahason me shtrigën, por në fakt është akoma më keq. Është vjehrra ajo që e quan Shakirën shtrigë. Dhe jo vetëm!

 

 

Mesa duket Shakira ka vepruar në shenjë hakmarrjeje pasi mësoi se si i referoheshin asaj si vjehrra dhe Clara Chia, e dashura e re e Pique.

 

Sipas “JLOAçess”, edhe vjehrra Montserrat Bernabeu, edhe partnerja e Pique, Clara  e quajnë artisten kolumbiane një “shtrigë”.

 

Si rezultat, Shakira donte t’u bënte të ditur se ishte në dijeni të këtij pseudonimi dhe kjo është arsyeja pse vendosi një shtrigë në ballkonin e saj.