Dashuria e George dhe Amal Clooney është ende e fortë, si kurrë më parë!

Teksa çifti shënoi 10-vjetorin e martesës këtë muaj, aktori i famshëm është i dashuruar kokë e këmbë me gruan e tij.

Në paraqitjen e tyre të fundit në një festë bamirësie, nga Fondacioni Clooney for Justice’s The Albies në NYC, George foli për Amal dhe qëllimet e saj.“Unë do të mbështes çdo gjë në të cilën gruaja ime është e përfshirë,” filloi të thoshte ylli i Wolfs për revistën PEOPLE. “Ajo është gjithmonë në anën e duhur të historisë dhe unë jam gjithmonë shumë krenar që jam në të njëjtën rrugë me të, pavarësisht se çfarë ndodh. Dhe kjo është një ngjarje ku ne duhet ta përqendrojmë të gjithë vëmendjen te njerëzit e tjerë që nuk marrin vëmendjen e mjaftueshme”.

“George është një avokat i mrekullueshëm,” tha Amal dhe u shpreh se sa e veçantë ishte të bëheshin bashkë dhe të sillnin në jetë histori të fuqishme së bashku.

Ndërsa George dhe Amal Clooney festuan dhjetë vjet martesë më 27 shtator, aktori fitues i çmimit Oscar la të kuptohej gjithashtu një festë surprizë të përvjetorit që do të bënte atë natë pas ngjarjes./BalkanWeb