KQZ është mbledhur për të shqyrtuar kërksën e regjsitrimit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit.

 

Por Indrit Sefa përfaqësuesi ligjor i PD-së së drejtuar nga Alibeaj, e ka kundërshtuar këtë koalicion duke kërkuar nga ana e komisionerit rrëzimin e kërkesës.

 

“ PD nuk ka asnjë kërkesë për koalicion. Kjo kërkesë është në mashtrim të ligjit.  Nuk di kush është personi që i është drejtuar KQZ me një kërkesë që ësnhtë në kundërshtim të ligjit. PD nuk ka bërë asnjë koalicion. Është përdorur emri dhe logo e PD nga persona të pa autorizuar dhe të palegjitimuar. Komisioneri duhet të konstatojë që kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe të zgjedhësve. PD nuk ka kërkesë për koalicion. Komisioneri të marrë masa dhe të vërë në vend dispozitat ligjore. Kjo kërkesë duhet rrëzuar për sa kohë që marrëveshja është një dokument i domosodoshëm për paraqitjen në KQZ. Kjo marrëveshje nuk është e ligjshme ndaj kërkojmë nga Komisioneri të rrëzojë këtë kërkesë sepse në të është shprehur vullneti për PD nga persona të pa autorizuar.”, tha Sefa.