Partia Socialiste ka nisur takimet në bazë, kur në pranverën e 2025-ës do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto të drejtuesve të lartë të kësaj force politike në takimet e mbajtura në qarqet që ata drejtojnë.

“Vijon angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së PS 2030 për Shqipërinë 2030”, shkruan Rama./ata