Drejtoria e Interpol Tiranës ekstradoi nga Italia një shtetas shqiptar, i akuzuar për përndjekje.

Drejtoria e Interpol Tiranës e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, sepse më datë 19.07.2023, i është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “përndjekja”.

Nga hetimet dyshohet se në vitin 2019, ky shtetas, duke u prezantuar si shtetasi E. Sh., ka kanosur një shtetase, për t’i dërguar video intime./ata