Sëmundja e Parkinsonit nuk është vetëm sëmundja e dridhjeve, por edhe e lëvizjes së ngadaltë, mungesës së ekuilibrit dhe ngurtësisë së muskujve që ndonjëherë i shndërron pacientët në indidivdë të paaftë për të kryer lëvizjet bazë. Studiuesit janë përpjekur shpesh t’i japin përgjigje pyetjes pse sëmundja merr formë dridhje-formuese dhe jo formë të ngurtë-akinetike apo anasjelltas.

Një studim i publikuar në revistën Jama Neurology nga studiues nga Klinika Mayo tregon se arsyeja, ose të paktën një nga arsyet kryesore, është ndotja. Sipas studimit, ekspozimi ndaj PM 2.5 dhe NO2 (dioksidit të azotit), dy nga ndotësit kryesorë të pranishëm në ajër, veçanërisht në metropolet e mëdha, po e shtyn evolucionin e sëmundjes drejt njërës formë, duke e zhvilluar këtë çrregullim lëvizjeje në një masë më të madhe se në zonat rurale. Për më tepër, për çdo mikrogram PM 2.5 për metër kub ajër, rreziku i zhvillimit të një forme rigide-akinetike të Parkinsonit rritet me 36% dhe rreziku i diskinezive gjithashtu rritet, pra lëvizjet e pakontrolluara që shqetësojnë si ato të vullnetshme, ashtu edhe ato të pavullnetshme.

Të dhënat e JAMA përpunojnë dhe konfirmojnë rezultatet e një studimi të mëparshëm holandez-amerikan, i cili në vitin 2018 fliste për një pandemi të Parkinsonit në zhvillim për shkak të rritjes së prevalencës së kësaj sëmundjeje në vendet me rritje të shpejtë industriale dhe për rrjedhojë me ndotje më të madhe të ajrit si Kina dhe Vietnami”, thote Mario Zappia nga Universiteti i Katanias.

Duke vlerësuar një ekspozim 17-vjeçar ndaj PM 2.5 dhe një ekspozim 14-vjeçar ndaj NO2, studiuesit panë se, megjithatë, kjo nuk rrit rrezikun e vdekjes nga ndonjë shkak në pacientët e Parkinsonit, por vetëm ndikon që sëmundja të shfaqet në forma e ngurtë -akinetike me diskinezi të shtuar, një tablo më serioze se Parkinson-i që shkakton dridhje. “E gjithë kjo tregon se sa e rëndësishme është një politikë korrekte mjedisore për të modifikuar rreziqet ndaj të cilave janë të ekspozuar këta pacientë”, përfundon Zappia./Tema