Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili u nda nga jeta më 28 maj në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore, ditën e sotme do festonte 58-vjetorin e lindjes.
Sot, në ditëlindjen e tij, e bija Fiona Nishani e ka kujtuar me një foto në profilin e saj ku shkruan disa fjalë të ndjera.
“Më mungon më shumë se kurrë. Sot do të festonim 58-vjetorin tënd”, ka shkruar ajo./Tema