Gjykata ka lënë në fuqi të gjitha masat e Prokurorisë së Posaçme  lidhur me zyrtarët e bashkisë së Bulqizës, ndërkohë që Leonard Daçi, i raportuar si i arrestuar në fakt, është paraqitur në seancë 2 orë pas nisjes së saj, i shoqëruar nga avokati. Leonard Daçi, sekretar i përgjithshëm, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, teksa mbërriti në sallë vuri në dijeni trupën gjykuese se ishte një nga të pandehurit e dosjes, dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.

 

E teksa ishte në banesë pretendon ai, – dëgjoi emrin e vet që përmendej në media si një nga të arrestuarit, por në fakt ai ndodhej në Tiranë. Daçi njoftoi avokatin duke i kërkuar mendim, i cili i sugjeroi të paraqitej në gjykatë.