Qytetarët shqiptarë prej ditës së sotme mund të fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt një destinacioni të ri, në Lajpcig (Leipzig) të Gjermanisë.

Kjo linjë do të ketë tre fluturime në javë, të hënën, të mërkurën dhe të premten. Ndërsa nga muaji nëntor, fluturimet do të jenë të martën, të enjten dhe të shtunën.

Shtimi i këtij destinacioni ofron mundësi edhe më të përshtatshme për ata që duan të vizitojnë familjarët, apo për ata që duan të eksplorojnë qytetin.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është shndërruar në një qendër të rëndësishme rajonale për pasagjerët që udhëtojnë nga e gjithë bota.

Aeroporti i Tiranës ka mirëpritur miliona udhëtarëve përgjatë vitit dhe pritet që deri në fund të 2024-ës, të tejkalojë shifrën e 10 milionë pasagjerëve./ata