Në përfundim të seancës në GJKKO, Hysni Demiraj, avokati i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla ka folur para mediave duke mbajtur të njëjtin qëndrim se është sulm politik. Sipas Demirajt, është bërë se nuk pranoi të hiqte dorë nga gara në zgjedhjet e 14 majit.

 

“Është fillimi i procedimit. Prokuroria shqiptare dhe gjykata nuk kanë arrestuar vetëm rojën dhe pastruesen e bashkisë. Ne juristët duhet të jemi më të matur. Ai bëri gabim që i kushtoi shumë shtrenjtë se duhet të ishte më i zgjuar e duhet të kishte pranuar atë moskandidim. Ne do ndjekim rrugën ligjore, do ankohemi në panel.  Skandali më i madh kur akuzohet për 2 akuza.

 

Nëse një zyrtar mund të ketë kryer shkelje të barazisë së tenderave, s’mund të akuzohet për shpërdorim detyre. Të akuzosh për 2 vepra penale më duket e padrejtë vetëm të bësh bujë, megjithatë sistemi është treshkallësh. Fillimi sa ka nisur. Ne s’kemi në dorë asnjë provë. Ne kemi pasur 2 netë në dispozicion. Ky është sistemi. S’jemi për të shajtur sistemin por për të mbrojtur Lefter Allën. Lefter Alla para marrjes së detyrave në bashki ka qenë biznesmen i suksesshëm. Ju garantoj që nuk ka ndërhyrë në një tender me 3 milionë euro.

 

Edhe në Bulqizë ka jetë por ai popull nëse është pa bukë, le të mbesin edhe pa atë kanal, le të mbesin edhe pa ujë. 90% e punimeve janë të kryera. Nuk ka hetuar fare prokuroria se si është problemi në terren. Megjithatë të mos paragjykojmë, vijojmë hetimet”, tha Demiraj.