Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri mesditën e sotme në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, ndërsa sipas policisë cituar nga “Nacionale” ngjarja ka ndodhur në një hotel, ku gjithashtu janë plagosur dy persona të tjerë.

 

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel.

 

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka deklaruar zëdhënësja Flora Ahmeti