Tregu i ri agroushqimor në Farkë është një hapësirë e re me kushte shumë më të mira në çdo aspekt, për fermerët e për konsumatorët.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga tregu i Farkës i ndërtuar falë bashkëpunimit të Ministrisë së Bujqësisë me Bashkinë e Tiranës.

 

Tregu agroushqimor i Farkës ka një sipërfaqe prej 55 mijë m2, prej të cilave 20 mijë janë hapësira magazinuese dhe 5 mijë m2 janë hapësira  për fermerët me tregtim ditor dhe 10 mijë m2 hapësira parkimi.

 

Vetëm 10 minuta nga qendra e Tiranës, tregu agroushqimor i Farkës do të përmirësojë sigurinë ushqimore duke minimizuar risqet.

 

Fermerët mund të shesin produktet e tyre në këtë treg me zero taksa, ndërsa konsumatorët do t’i blejnë më lirë prodhimet bio, të kontrolluara dhe të certifikuara sipas standardeve europiane.