Presidenti, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar ditën e djeshme mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit në Ohër, ku sipas palëve u arrit një marrëveshje për planin e zbatimit të propozimit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

 

Në një status në rrjetet sociale, Begaj përshëndet dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimin për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës.

 

Ky dakordësim, sipas Begajt,  është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

 

“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës.

 

Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët.

 

Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”-shkruan Begaj.