Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka përshëndetur marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e unionit mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një reagimi në Twitter, Varhelyi thotë se angazhimi për normalizimin e marrëdhënieve tregon vendosmërinë e Beogradit dhe Prishtinës për integrimin në BE.

 

Varhelyi shkruan se BE-ja është e gatshme të mbështesë të dy palët në procesin e zbatimit të kësaj marrëveshje.

 

Postimi i Oliver Varhelyi:

 

Angazhimi i plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE. I përgëzoj të gjitha palët. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja në procesin e zbatimit.