Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e së dielës, në të dalë të qytetit të Këlcyrës.

 

Një automjet me targa greke, që udhëtonte në aksin nacional Këlcyrë-Tepelenë, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, duke shkaktuar lëndimin e lehtë të drejtueses së mjetit dhe pasagjerit.

 

Çifti po kthehej në Greqi dhe nga të dhënat fillestare bëhet e ditur se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin në kthesën në të dalë të qytetit.

 

Fatmirësisht, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.