Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti sot dakordësimin e arritur dje në takimin e Ohrit, mes Kosovës e Serbisë.

 

“Normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe midis Kosovës dhe Serbisë shënoi një hap të qëndrueshëm përpara, me dakordësimin në takimin e Ohrit për hapat praktikë për zbatimin e marrëveshjes, sipas aneksit të planit evropian”, u shpreh Nikolla.

 

“Pajtimi me propozimet, zbatimi i këtij plani dhe dialogu mes dy vendeve do t’i kontribuojë prosperitetit e paqes në rajon dhe avancimit të tyre drejt familjes evropiane. Mirënjohje BE-së dhe SHBA-së për kontributin”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.