Oklahoma është tronditur nga vdekja tragjike e dy të vogëlushëve që u mbytën në pishinën e shtëpisë së tyre pasi stërgjyshja e tyre, e cila vuante nga Alzheimer, la aksidentalisht derën e pasme të shtëpisë hapur.

 

Locklin dhe Lorelei Kalazzo u gjetën në fund të pishinës nga nëna e tyre 37-vjeçare në mëngjesin e së enjtes së kaluar. 

Në një gjendje të frikshme, Jenny Callazzo provoi ringjalljen kardiopulmonare tek dy të vegjlit, por pa rezultat dhe vdekja e tyre u konfirmua pak kohë më vonë.

 

Sipas Daily Mail, një i afërm i familjes ka treguar se gjyshja nga nëna e fëmijëve, e cila jeton me familjen dhe vuan nga Alzheimer, ka lënë aksidentalisht derën e pasme të shtëpisë hapur, duke bërë që fëmijët të dalin dhe të binin në ujë.

 

Fotot e marra nga lart tregojnë pishinën ku u mbytën të vegjlit fatkeq të mbushur me ujë të gjelbër.

 

Policia lokale ka nisur hetimet për ngjarjen, por në një deklaratë thonë se nuk duket se ka pasur ndonjë qëllim kriminal.