Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka folur për situatën në Ukrainë gjatë një takimi me homologun francez, Sebastien Lecornu.

 

 

Ministria e mbrojtjes franceze dhe italiane njoftuan se takimi ka zgjatur rreth një orë dhe është cilësuar si miqësor.

 

“Është e rëndësishme që ushtria e Italisë dhe Francës të bashkëpunojnë rreth së ardhmes. Ne kemi trajtuar një sërë çështjesh duke filluar nga fronti lindor dhe çfarë po ndodh në Ukrainë. Ne mendojmë që lufta e nisur nga Rusia është kërcënimi më serioz për paqen dhe stabilitetin e Evropës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, tha ministri italian.

 

 

Gjatë një deklarate për mediat, Crosetto foli rreth mundësisë së një ofensive të re ruse.

 

“Lufta e tretë botërore mund të nisë në momentin që tanket ruse të arrijnë në Kiev, dhe në këtë mënyrë edhe në kufijtë e Evropës. Të sigurohesh që ata të mos arrijnë është mënyra e vetme për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore”, tha ministri, raporton ansa.

 

Krahas situatës në Ukrainë, ministrat diskutuan edhe për problemet në Mesdhe.