Mbi 686 mijë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë në 2 muajt e parë të vitit, ose 74% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale të dhënat e fundit mbi numrin e vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit 2023.

 

Rama u shpreh se vetëm në muajin shkurt, numri i vizitorëve të huaj u rrit me 54%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Në muajin shkurt Shqipërinë e vizituan 309 325 turistë të huaj, ose rreth 100 mijë më tepër se në shkurtin 2022, kur u vizitua nga 200 997 turistë të huaj.

 

Ndërsa për periudhën janar shkurt 2023 numri i vizitorëve shënon rritje me 74%.

 

Konkretisht në janar- shkurt të 2022 Shqipëria u vizitua nga 395 234 turistë të huaj dhe në janar-shkurt 2023 u vizitua nga 686 536 turistë të huaj.