Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij.

 

34 pasuri në emër të Martinajt dhe familjarëve të tij u sekuestruan më 15 Shkurt me dyshimin se ishin krijuar nga aktiviteti kriminal, ndërsa ky vendim u apelua nga familjarët e Martinajt,

 

Megjithatë Apeli vendosi sot të lerë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

 

Mes pasurive të sekuestruara janë automjete, llogari bankare, tokë dhe aksione në disa kompani.

 

LISTA E PASURIVE TË SEKUESTRUARA

 

Aksionet e KING KASINO, ku aksioner është 100% Ervis Martinaj

50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION”, në emër të Ervis Martinaj

Aksionet e shoqërisë “MATI UNION”, ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M”, ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

Subjekti “Ervis Martinaj”

Shoqëria “REAL FENIX”, ku aksionere është 100% Roberta Martinaj

Subjekti “Drenica Martinaj”

Subjekti “V.K”

Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku

aksioner është 100% V.K

Një automjet ‘Smart’, modeli ‘Passion’ në pronësi të Erjona Martinaj

Një automjet ‘Land Rover’, modeli ‘Discovery’ në pronësi të Erjona Martinaj

Një automjet ‘Mercedez-Benz’, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një automjet ‘Fiat’, modeli ‘Fiesta’, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në

Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj

Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj

Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë

Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

Arë me sip.7 000 m2 në Patok

Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2

Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2

Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2

Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja

Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi

Pasuri aktualisht në pronësi të shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.

Llogari kursimi për fëmijë.