Në prefekturat japoneze të Chibas dhe Miyagti, më shumë se 500 mijë pula do të shkatërrohen për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve, njoftoi Ministria japoneze e Bujqësisë të shtunën.

Bëhet fjalë për një virus shumë patogjen të gripit të shpendëve, i cili u konfirmua në një fermë në prefekturën Chiba, i cili është rasti i 70-të këtë sezon.

 

Në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë shtohet se ka nisur hetimi për shkak të rritjes së numrit të ngordhjeve të shpendëve dhe se është konstatuar se pulat kanë rezultuar pozitive me gripin e shpendëve.

 

Autoritetet vendosën një ndalim lëvizjeje dhe karantinë brenda një rrezeje prej tre kilometrash nga fermat dhe ndaluan transferimin e vezëve dhe pulave brenda një rrezeje prej 10 kilometrash.