Momente gazmore janë regjistruar gjatë një ndeshje futbolli të kategorisë amatore në Holandë, kur një person që jetonte pranë fushës, hyri brenda saj me një motor duke e ndërprerë takimin për disa minuta.

 

Gjithçka ndodhi pasditen e së dielës kur ekipi vendas i Veenhuizen po përballej me Vitesse ’63, një sfidë tepër e rëndësishme për mbijetesën në këtë kategori.

 

 

Sipas të dhënave paraprake, “fqinji” një ish-lojtar i ekipit vendas ishte bezdisur nga fishekzjarrët e tifozëve dhe për këtë arsye kishte vendosur të bënte drejtësi.

 

Pasi u konfrontua me trajnerin, ai më pas me motor hyri në barin e gjelbër për t’u përplasur dhe me lojtarët vendas, të cilët e humbën më pas këtë takim me rezultatin 3-0.

 

Presidenti i klubit deklaroi se e njihte personin që ndërmori këtë akt dhe shtoi se do të bëjë më shumë për të mos lejuar që ngjarje të tilla të përsëriten.