Policia e Korçës ka njoftuar se pas publikimit të pamjeve ku pretendohet se një 62-vjeçar nga Pogradeci ka dhunuar një grua të moshuar e të verbër, janë nisur menjëherë hetimet.

 

Materialet janë referuar në Prokurori, ku u vendos që 62-vjeçari të procedohej në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosje”.

 

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën pretendohet se një shtetas i moshuar kishte dhunuar një shtetase gjithashtu të moshuar, dhe të verbër, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë pas publikimit të pamjeve, kanë kryer veprimet procedurale për këtë rast dhe kanë referuar materialet në Prokurori e cila urdhëroi procedimin në gjendje të lirë për shtetasin P. L., 62 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kanosja”.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.