Aksidentoi një këmbësore, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe gjatë tentativës për t’u larguar nga vendngjarja u përplas me një automjet, arrestohet 46-vjeçari.

 

 

Episodi në fjalë ndodhi në Vlorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. L.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., 66 vjeçe, banuese në Vlorë, është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku më pas ka përplasur automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasja I. S. dhe shtetasi B. C. ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.