Gianluigi Buffon ka zgjedhur gjashtë futbollistët me teknikën më të mirë, me të cilët ka luajtur gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme.

 

Portieri legjendar i ka dhënë opinionet e tij në emisionin e popullarizuar të futbollit në Twitch, ‘Boto TV’, duke diskutuar me Bobo Vieri, Nicola Ventola, Antonio Cassano e Lele Adani.

45-vjeçari e ka përfshirë ish-sulmuesin e Romës, Real Madridit, Milanit dhe Interit, Antonio Cassano, në listën e gjashtë futbollistëve me teknikën më të mirë, me të cilët ka luajtur në karrierën e tij mbresëlënëse.

Krahas tij, janë edhe Andrea Pirlo, Francesco Totti, Alessandro Del Piero, Roberto Baggio dhe Antonio Di Natale.

 
“U përpoqëm ta sillnim Cassanon te Juventusi, e njihja mirë dhe më pëlqente. Ishte një i talentuar brilant që meritonte të luajë për Juventusin dhe do të kishte qenë gjë e mirë për të. Do të ishte përmirësuar dhe do të kishte karrierë më të mirë”, ka treguar Buffon.