Zyrtarët e Paris Saint-Germain janë duke finalizuar ofertën e dytë që do t’i paraqesin Lionel Messit për të rinovuar kontratën e tij, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

 

Sipas “El Mundo Deportivos”, emiri i Katarit, Tamim Bin Hamad Al Thani, ka dhënë urdhër që të paraqitet një propozim i ri për të siguruar vazhdimësinë e “yllit” argjentinas në Paris.

 

PSG po kalon një periudhë të vështirë pasi u eliminua nga Champions League, një trofe që është përpjekur ta fitojë në 10 vitet e fundit. Edhe pse kishin një sulm me Messin, Mbappé dhe Neymar, kjo nuk mjaftoi për të kaluar Bayernin.

 

 

Gjatë ndeshjeve kundër Bayernit, drejtori sportiv Luís Campos, i paraqiti propozimin e parë menaxherit, njëkohësisht  babait të lojtarit, Jorge Messi.

 

Mirëpo, propozimi nuk i ka pëlqyer Lionel Messit, veçanërisht për sa i përket projektit sportiv, sepse, nuk e ka të qartë.

 

Prioriteti i Messit është fitimi i titujve dhe jo një kontratë e mirë.

 

Që të ndodhë kjo, Parisi duhet të kenë një skuadër të mirë. Në takimin e parë, Jorge Messi nuk mori garancitë e nevojshme se kjo do të ndodhte.

 

Tani, PSG po ristrukturon të gjithë politikën e blerjeve për të pasur një projekt të aftë për të fituar Championsin, diçka që Messi e konsideron thelbësore.