Një trajner futbolli është vënë në pranga nga policia në Greqi, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajza të mitura nga 12 deri në 16 vjeçe, pjesë e ekipeve që ai ka drejtuar.

 

Mediat greke shkruajnë se ngjarjet kanë ndodhur të paktën nga viti 2009 deri në vitin 2020. Pasi mbaronte stërvitjen e përbashkët, ai i bindte vajzat e mitura që të kryenin edhe stërvitje individuale me të dhe më pas i merrte ato në shtëpi apo palestrën ku stërviteshin.

 

 

Autoritetet greke kanë thënë se trajneri ka abuzuar seksualisht me të paktën 5 vajza, të cilat tashmë kanë arritur moshën madhore.