Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zekenskiy, ka vizituar vijën e parë të frontit pranë qytetit lindor të rrethuar të Bakhmutit, sipas një deklarate nga zyra e tij.

 

Gjatë vizitës së tij, Zelensky dëgjoi raportet mbi situatën operacionale dhe rrjedhën e luftimeve në vijën e frontit, thuhet në deklaratë.

Ai u takua gjithashtu me ushtarakët ukrainas dhe mbajti një moment heshtje në kujtim të të rënëve në luftë.

“Jam i nderuar të jem sot këtu, në lindje të vendit tonë, në Donbas, dhe t’i shpërblej heronjtë tanë, t’ju falënderoj, të shtrëngoj duart. Faleminderit që mbroni shtetin, sovranitetin, lindjen e Ukrainës,” theksoi Zelensky.