Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia në Korçë.

 

 

K.P., 24 vjeç, banues në Ersekë ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me 4 të tjerë (3 prej tyre të arrestuar), do të transportonin 8.2 kg lëndë narkotike kanabis.

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

 

 

Nga operacioni “Restart 14”, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët në bashkëpunim me shtetasit K. P. dhe G. D. (në kërkim), ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

 

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e 35-vjeçarit G. D.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.