Presidenti amerikan, Joe Biden, ka uruar muslimanët me rastin e muajit të Ramazanit.

Biden publikoi mesazh të veçantë me rastin e muajit të Ramazanit.

 

Ai në mesazhin e tij uroi muajin e Ramazanit muslimanëve në SHBA dhe në mbarë botë. "Në këtë kohë të shenjtë meditimi, si SHBA përsërisim gjithashtu mbështetjen tonë për komunitetet muslimane që vuajnë vështirësi dhe shkatërrim. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të popujve të Türkiye-s dhe Sirisë, të cilët humbën shumë nga të afërmit e tyre në tërmetet e fundit shkatërruese, dhe popullit të Pakistanit, që po rindërtohet pas katastrofës së përmbytjeve të verës së kaluar", theksoi Biden.

 

Duke theksuar edhe lirinë besimit fetar Biden tha: "Së bashku me partnerët tanë, si SHBA qëndrojmë në solidaritet me muslimanët që janë të shtypur, duke përfshirë ujgurët në Republikën Popullore të Kinës, Rohingya në Birmani (Mianmar) dhe komunitete të tjera të persekutuara muslimane në mbarë botën".

 

Duke theksuar kontributin e muslimanëve amerikanë në vend, nga shkenca dhe teknologjia deri tek arti dhe akademia, nga ligji dhe mjekësia deri tek tregtia dhe burokracia, Biden përsëriti angazhimin e tij për ndërtimin e një kombi më të barabartë, më të drejtë dhe tolerant./AA