Langalam Viki thuhet se ishte zhdukur për një ditë të tërë përpara se trupi i saj të gjendej i mbytur në një tualet të nesërmen më 7 mars në shkollën fillore Glen Grey në Glen Grey.

 

 

Familja e saj tani është e shqetësuar se vogëlushja mund të jetë vrarë.

 

“Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë dhimbjen që ndjej. Dhimbja është e padurueshme. Nuk kam mundur të fle prej javësh. Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë se si ndihem. Jam e mërzitur”, është shprehur nëna e vajzës Nangamso.

 

Amnesty International Afrika e Jugut ka thënë se shpreson që incidenti tragjik do ta shtyjë qeverinë të ndërmarrë veprime dhe të zhdukë tualetet në formën e gropave.

 

Një tualet me gropë është një lloj tualeti i përbërë nga një vrimë në tokë. Urina dhe feçet bien përmes një vrime në dysheme.

 

Aleanca Demokratike, partia zyrtare e opozitës në Kongresin Kombëtar Afrikan në pushtet, thuhet se planifikon të nisë një veprim gjyqësor për të detyruar Departamentin e Arsimit Bazë të zhdukë të gjitha tualetet me gropa nga shkollat në të gjithë Afrikën e Jugut.

 

Zëdhënësi i Departamentit të Arsimit Bazë, Elijah Mhlanga tha se policia ishte ende duke hetuar rrethanat rreth vdekjes së Langalam.